Ngrica dëmton matësit e ujit në Kukës

Kliko per me shume info

Temperaturat e acarta nën zero kanë dëmtuar matësit e ujit në Kukës. Qindra aparate kanë dalë jashtë funksionit, por Ndërmarrja e Ujësjellësit e ka të pamundur të bëjë zëvendësimin e tyre, për shkak të borxheve të trashëguara.

Edhe pse temperaturat u rritën gjatë 24 orëve të fundit, qyteti i Kukësit dhe fshatrat po vuajnë ende pasojat e ngricave të kësaj jave.

Kliko per me shume info

Ujësjellësi ka shkrirë disa tubacione nëpër lagjet e qytetit gjatë kësaj kohe. Ndërsa për fshatrat e Borjes dhe Shishtavecit ndihma ka ardhur nga Kosova.

Mjetet borëpastruese kosovare kanë hapur rrugët, duke u lejuar banorëve pas disa ditë izolimi të lëvizin lirshëm drejt Kukësit apo Prizrenit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here