UFO-t shfaqen live në edicionin e lajmeve në SHBA

Soft

Banorët e Oklahomës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur mundësinë që të shohin një dukuri shumë të pazakontë:

Gjatë shfaqjes së lajmeve të mëngjesit nga një agjenci lokale e lajmeve, nga kamerat e agjencisë ishte kapur momenti i shfaqjes së një objekti të çuditshëm, shumë ndriçues, që fluturonte përmbi ndërtesat e larta të këtij qyteti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetarët, të cilët në momentin e kësaj ngjarjeje kanë qenë të pranishëm, nuk kanë arritur ta identifikojnë objektin në fjalë, ndërsa shpjegim nuk ka pasur as nga agjencitë lokale të fluturimeve dhe agjencitë tjera qeveritare.

Në fakt, rasti i shfaqjes së kësaj UFO-je në qiellin e Oklahomës është shumë i ngjashëm me rastin për të cilin ishte raportuar në Argjentinë, ku ishte shfaqur një UFO gjatë transmetimit të lajmeve qendrore në një televizion publik.

ME TE LEXUARAT