U kap me drogë në makinë dhe shtëpi, në pranga 28-vjeçari nga Tirana

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi u kap më një sasi prej 44 kilogramë kanabis sativa. Burimet e policisë tregojnë se në pranga ka rënë shtetasi Refik Gjoka, 28 vjeç.
Njoftimi i policisë:
‘’Në pranga u vu Refik Gjoka, 28 vjeç, pasi gjatë një kontrolli në automjetin tip “Opel” i’u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva. Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, i’u gjet edhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva e ndarë në 13 thasë dhe qese plasmasi. Gjithësej rreth 44 kilogramë Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:
• Një automjeti tip “Opel”
• 44 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.’’
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Detajet/ 31-vjeçari e përdhunon tek “Kthesa e Kamzës”, 29-vjeçarja: ”E njoha në FB, por…”

Denoncimi i disa ditëve më parë nga 29-vjeçares e cila është përdhunuar ...