U dogj në ashensor/ Dëshmitë e komshinjve: Na kërkoi ndihmë, por ne…

Aktualitet

Zbardhen detaje nga tragjedia e nënës 30-vjeçare, e cila vdiq nga zjarri që përfshiu ashensorin. Gruaja e cila po zbriste nga kati i katërt i një pallati në rrugën pranë Thesarit, te zona e “Freskut”, kur zjarri përfshiu ashensorin.

Sipas dëshmive të komshinjëve, viktima, Drilona Duriçi, kishte dalë në mëngjes për të çuar djalin në shkollë dhe ishte kthyer më pas në shtëpi, bashkë me ushqimet që kishte blerë. Ndërsa në momentin që ndodhi ngjarja, ajo po zbriste që t’i dërgonte djalit diçka për të ngrënë, pasi do të dilte në pushimin e gjatë. Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi ajo është bllokuar në ashensorin që ka marrë flakë.

Fatkeqësisht, flakët u përhapën me shpejtësi dhe, pavarësisht thirrjeve të saj për ndihmë nga brenda ashensorit ku ndodhej, asnjë nga banorët nuk mundi ta shpëtonte, pasi nuk arritën të hapnin dot derën, shkruan “Panorama”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët flasin për luhatje tensioni mëngjesin e djeshëm në pallat. Ndërsa burimet thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike në paketën që furnizon me energji ashensorin. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i ndihmuar nga vajrat lubrifikantë të depozitës së ashensorit.

ME TE LEXUARAT