U dënua 20 vite më parë pasi mori hakun e të birit, i moshuari feston 86-vjetorin në qeli

Një histori prekëse e një njeriu të burgosur, i cili në 1997 kreu një vrasje për të marrë hakun e të birit ka prekur një popull të tërë. Bëhet fjalë për Nikoll Markun. Në këtë qeli të dënuarit të presin me karamele. Shkak është jo vetëm festa e Vitit të Ri. 1 janari është ditëlindja e 86 e tij.

“Ai vrau, unë vrava atë, gjykatën e vraftë zoti që më dënoi mua kaq gjatë”.
– Ke dalë ndonjëherë me leje shpërblyese?
“Kam dalë njëherë para nënte viteve, martova djalin më lane 3 -4 orë dhe më kthyen prapë këtu”

Si gjithmonë për vitin e ri dhuratat kryesore në burg janë ushqimet dhe veshje, por si cdo vit mes tyre fëmijët i kanë sjellë Nikollës edhe kalendarin e 2017 , ditët e të cilit nisen në burg

“Edhe këtë nuk e le këtu, e nxjerr nga burgu. Tani është kalendari i 2017, edhe këtë do ta kthej pas kur të mbushet ose dashtë Zoti iki me gjithë në shtëpi”, thotë ai.

Tashmë Nikolla është gjysh me shumë nipër e mbesa të cilëve nuk u shkruan asnjëherë letra apo kartolina për shkak se ata e vizitojnë shpesh.
“Dua t’i përqafoj fort, ja të hap duart kështu, dhuratat më të mëdha në jetë janë dashuria dhe gezimi.
-Kujt doni t’ja jepni këto dhurata?
“Dashurinë dhe gëzimin e fëmijëve dhe djemve të mi e nuseve të tyre”.

Atij i kanë mbetur dhe katër vjet burg. Por për moshën e tij kjo do të thotë se liria e tij në moshën 90 vjeç mund të provohet e pamundur. Për të fjala amnisti do të thote jetë më tepër.
“Me qenë me mlëshue 1000 herë faleminderit zotit po me çuan tek fëmijët të vdes tek ata, 1000 herë faleminderit edhe shtetit po me lëshuan gjallë”, shprehet ai./TCh/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kujdesuni për fëmijët, kjo është doza e paracetamolit që duhet t’i jepni

Prindër, tregohuni të kujdesshëm me fëmijën tuaj. Në momentet që ata nuk ...