U braktis nga i ati kur ishte e vogël, shumë vite më vonë gjen një mesazh të fshehur nga ai

Kliko per me shume info

Teksa kishte kaluar shumë vite për të gjetur babain e saj, i cili e kishte braktisur kur ajo ishte e vogël, ajo gjen dicka me më shumë vlerë.

Bëhet fjalë për April Becker Antoniou, e cila e dinte që kur babai saj ka ikur, ka pasur një zënkë të madhe me nënën time.

Kliko per me shume info

Nëna e saj u largua me të dhe ajo kurrë nuk e pa më babin e saj. April i fajësoi që të dy, por eventualisht ua fali që të dyve, gjithashtu.
“E di se kishin një mospajtim, dhe nëna mendoi se është më mirë të ikim. I fajësoj që të dy që morën një vendim kaq të keq”, tha ajo për Ëichita Eagle. “Pas 15 ose 20 vitesh, vendosa të mos nervozohem për këtë”, shtoi ajo.
Kështu ajo filloi ta kërkonte babin e saj Scott Robert Becker. Ajo do ta shkruante emrin e tij në motorë të kërkimit online, por pa fat, transmeton Gazeta Express.
Më pas një ditë, më 2009, ajo e shkroi një frazë që do t’ia ndryshonte jetën: “Scott Robert Becker po e kërkon April”.
Dhe kështu ajo gjeti ueb-faqen AprilBecker.com, një ueb-faqe e tërë dedikuar asaj. Në të ishte një letër që shkruante: “E dashur April, kur ta lexosh këtë, të lutem dërgoje një e-mail në [email protected] Jam babi yt dhe me të vërtetë do të doja të flisja me ty”.
April i dërgoi e-mail. Dhe në fund doli se edhe ai e kishte kërkuar atë me vite të tëra. Ai madje kishte punësuar dy detektivë që i kushtuan 40,000 dollarë, por që nuk i ndihmuan asgjë.
Më pas babai krijoi AprilBecker.com. Ueb-faqja kishte qenë hapur për rreth një dekadë. Pas 30 vitesh, ata u bashkuan. April e ftoi atë në familje dhe e prezantoi me nipërit dhe mbesat.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here