U akuzua për ngacmim seksual, jepet dënimi për gjyqtarin e Beratit

Kliko per me shume info

Gjykata ka dhënë dënimin për ish- gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo, i cili akuzohet se kërkonte favore seksuale nga një grua për një çështje gjyqësore.

Pavarësisht se Krimet e Rënda e kanë dënuar me 2 vjet burg, ky dënim është konvertuar në 18 muaj shërbim prove. Po ashtu, Çobo nuk mund të mbajë për 5 vite me radhë funksione publike.

Kliko per me shume info


AKUZAT
Mbi 300 telefonata e mesazhe në telefonin e një gruaje kanë qenë të mjaftueshme për gjykatën që të vendosë pezullimin dhe më pas arrestimin e gjyqtarit të Beratit, Shyqyri Çobo i cili akuzohet për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale. Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga shtetasja I.T. pranë Policisë Vendore, Berat.
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se kallëzuesja ka qenë palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo. Në seancën e parë të atij procesi, gjyqtari i është ofruar kallëzueses që t’i siguronte një avokat, meqë kjo e fundit nuk kishte mundësi financiare. Për këtë arsye, ata shkëmbejnë numrat e telefonit. Pasditen e së njëjtës ditë, gjyqtari i dërgon mesazh në telefon kallëzueses, ku, pasi e njofton për gjetjen e një avokati, i kërkon në mënyrë indirekte që “ta konsiderojë mik”.
Në vijim, nga këqyrja e aparateve dhe tabulateve telefonikë, rezulton se gjyqtari Çobo i ka dërguar shpesh mesazhe dhe e ka telefonuar kallëzuesen. Kjo e fundit, megjithëse e ka kuptuar qëllimin e gjyqtarit për krijimin e një lidhjeje intime, është ndjerë e frikësuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë. Për këtë arsye, shtetasja I.T. i është shmangur në çdo kohë gjyqtarit dhe e ka kallëzuar atë pranë Policisë Vendore, e cila e referoi rastin pranë Prokurorisë për Krime të Rënda. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka realizuar këqyrjen e telefonave, nga të cilët ka rezultuar se për një periudhë gati 3-mujore para kallëzimit, gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst. Në mesazhet e dërguara nga gjyqtari konstatohet qartë tendenca e tij për të bindur kallëzueses që të krijonin një lidhje intime. I pyetur si person nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, i dyshuari e ka mohuar faktin se mesazhet e tij kanë pasur si qëllim kërkimin e favoreve seksuale dhe se nuk ka pasur raporte jashtëgjyqësore me të pandehurën. Por, nga provat e administruara gjatë procesit hetimor, rezulton e provuar se shtetasi Shyqyri Çobo ka tentuar për një kohë të gjatë të krijojë lidhje intime me kallëzuesen, e cila ishte palë në një proces gjyqësor të drejtuar prej tij në Gjykatën e Beratit. Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se gjyqtari Shyqyri Çobo ka konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit….”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal. Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurimit “pezullim nga detyra”. Gjykata për Krime të Rënda pranoi këtë kërkesë ditën e Mërkurë, në dt. 29.06.2016.

MESAZHET
Mesazhi 1
Ende s’jam investuar në dobinë tuaj …Ndonëse statura juaj sociale post¬martesore për një person të “performancës që unë disponoj – do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “Triumfe… do të flasim!! Ok.

Mesazhi 2
Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “komunitete ‘që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y.T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi, do komunikojmë gjykoj… Si mendon ?/ OK??

Mesazhi 3
…Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!

Mesazhi 4
Kurani shprehet se “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!

Mesazhi 5
Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar… do më falësh 100 herë, por “modestia “e tepruar është veti e njeriut ‘Naiv’ (budalla)… për atë performancë që ke, duhet të ndjehesh krenare! Ok?

Mesazhi 6
Mos injoro CV¬në tënde intelektuale që disponon …Si e komenton shprehinë se …”Miqësia shndërrohet në dashuri, ndërsa dashuria kurrrr nuk kthehet në miqësi”…?

Mesazhi 7
Kurrë s’duhet të pretendojmë idealen, në këtë jetë makabër! Më pëlqen doktrina sociale franceze se: “Në jetë të tjera duam, të tjera na duan dhe të tjera kemi”!

Mesazhi 8
Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?
Chat Conversation End

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here