Turqia ‘pushtohet’ nga moti i keq, mbyllet ura e Bosforit(Foto)

Bota

Moti i keq ka pushtuar Turqinë, duke bërë që të mbyllet Ura e Bosforit. Po ashtu, kompania ajrore “Turkish Airlines” (THY) të anulojë 640 fluturime brenda dhe jashtë Turqisë, të cilat do të realizoheshin nëpërmjet aeroportit “Ataturk”, raporton agjensia Anadolu Agency.

Si pasojë e vonesës së fluturimeve, kompania ajrore “Turkish Airlines” THY në dy ditët e fundit ka ofruar udhëtime për 29 000 udhëtarë të cilët kanë mbetur në aeroport, ndërkohë që 13 000 udhëtarë të tjerë janë dashur të vendosen në hotele.

Vonesat e fluturimeve kanë shkaktuar probleme në aeroport, ndërsa pamundësia për realizimin e fluturimeve të së shtunës ka detyruar udhëtarët që natën ta kalojnë brenda aeroportit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, stafi i aeroportit po punon për pastrimin e pistës në aeroportin “Ataturk”.

Ura e Bosforit është mbyllur, ndërkohë që një stuhi e rëndë dëbore goditi Stambollin.

ME TE LEXUARAT