Sulmi në Turqi ku mbetën të vdekur 39 persona, sipas ekspertëve është vepër e ISIS, raporton Al Jazeera.
Shërbimet e sigurisë së Turqisë mendojnë se nga dinamika e sulmit dhe mënyra e veprimit është i përfshirë Shteti Islamik.
Ndërkohë që masakra e vitit të ri ndodhi në një kohë kur Turqia kishte shtuar masat e sigurisë, me 17 mijë policë të thirrur në shërbim, disa civilë dhe të tjerë me uniformën e babagjyshit, për ironi të fatit tamam si atentatorët e masakrës.
Rreth orës 1:30 me orën lokale ose 23:30 me orën tonë, një person i veshur si Babagjysh hyri në klubin e natës Reina në Stamboll dhe qëlloi me armë duke vrarë 39 persona dhe plagosur 69 të tjerë.