Donald Trump godet sërish, këtë vendim nuk e ka pritur askush

Bota

Vetem pak dite pas tërheqjes nga marrëveshja e Partneritetit të Transpaqësorit, Presidenti Donald Trump firmos një tjetër urdhër ekzekutiv në mbështetje të gazsjellësve të kundërshtuar “Keystone XL” dhe “Dakota Access”.

Sipas Presidentit Trump, të dyja projektet do t’i nënshtrohen negociatave të reja dhe do të krijojnë 28 mijë vende të reja pune. Naftësjellësi “Keystone”, që do të çonte naftë të papërpunuar nga vendet e shpimit në Kanada, në rajonin qendror amerikan, u anulua nga Obama në vitin 2015.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes protestave masive të amerikanëve autoktonë, ushtria vendosi të eksploronte itinerare të reja edhe për gazsjellësin “Dakota”.

Grupet ambientaliste reaguan me zemërim ndaj lajmit se Trump mbështeti projektet, duke argumentuar se më shumë sesa vende të reja pune, ato do të shkaktonin dëme të mëdha për ambientin.

Republikani, që u betua si President të premten e kaluar, premtoi gjatë fushatës se do të përkrahte naftësjellësat dhe lëndët djegëse fosile, përfshirë industrinë e qymyrit.

Gjatë një takimi me drejtuesit ekzekutivë të sektorit të automobilave në Shtëpinë e Bardhë, Trump e përkufizoi veten si një ambientalist.

Kanadaja loboi për vite me radhë për aprovimin e naftësjellësit “Keystone” dhe kryeministri Justin Trudeau është shprehur i gatshëm për të punuar me Trumpin për aprovimin e projektit. “Keystone XL” do të shtrihet përgjatë 1.900 km dhe do të çojë naftë nga Alberta në Teksas.

ME TE LEXUARAT