Trump e fton në inagurimin e tij, Basha niset drejt Uashingtonit

Politikë

Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, është nisur për një vizitë zyrtare për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump. Lajmin e ka bërë me dije vetë Basha me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’. Ai theksoi se do të vijojë takime dhe me drejtues të lartë të institucioneve politikbërëse.

Në SHBA ndodhet edhe kryeparlamentari Ilir Meta, si dhe kryetari i PR-së Fatmir Mediu dhe dy deputetët socialistë, Ervin Bushati dhe Blendi Klosi, njëherazi ministër i Mirëqenies Sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

STATUSI I BASHËS

Me ftesë të Partisë Republikane amerikane dhe mazhorances ne Kongresin amerikan jam nisur për në Uashington ku do të marr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump. Gjatë vizitës do të kem takime me anëtarë të Kongresit dhe të Senatit, me drejtues të lartë të institucioneve politikbërëse të politikës së jashtme, sigurisë dhe ekonomise.

Jam i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, SHBA do të mbështese edhe më shumë përpjekjet e Shqipërisë për demokraci, mirqeverisje dhe zhvillim ekonomik. Mbështetja e SHBA dhe e shqiptarëve të Amerikës eshtë jetike për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të denjë për Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT