Tronditet Turqia, kamikazët sulmojnë Drejtorinë e Policisë në Gaziantep

Një tjetër sulm terrorist ka tronditur Turqinë. Mësohet se persona ekstremistë kanë tentuar të hyjnë në godinën e Drejtorisë së Policisë në Gaziantepi, ndërsa për pasojë u plagos rëndë një polic.

CNN turk shkruan se njëri prej terroristëve, që kishte bombë në trup, mbeti i vrarë.
Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë përforcime, në mesin e të cilëve edhe ekipe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, si dhe punonjës të shëndetësisë. Në zonë vazhdon operacioni për kapjen e terroristit apo të terroristëve të tjerë, që arritën të arratisen nga vendi i ngjarjes. Prej kohësh Turqia është përfshirë nga sulme terroriste, ku i fundit ishte ai në një klub nate gjatë natës së ndërrimit të viteve, ku vdiqën 35 persona.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Të shtëna me armë zjarri në Monte Karlo, grabitje spektakolare e “gjigandit” të bizhuterive

Të shtëna armësh janë degjuar sot nga turistët në rrugët e Monte ...