Tronditet Italia, arrestohen “piratët” që përgjuan Mateo Renzin e Mario Draghin

24
Kliko per me shume info

Policia italiane tha se arrestoi dy persona që përgjuan në mënyrë kibernetike “e-mail”-et e mijëra personave, mes të cilëve kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ish-kryeministrin Matteo Renzi, si dhe disa kardinalëve në Vatikan.

Giulio Occhionero, 45 vjeç, dhe motra e tij Francesca Maria Occhionero, 48 vjeç, akuzohen se kanë vjedhur sekrete shtetërore dhe për pirateri kibernetike. Zyrtarë të policisë italiane thanë se, mes “e-mail”-eve të piratuara ishin ato që bankierëve dhe biznesmenëve.

Kliko per me shume info

Hetuesit thonë se Gulio Occhionero zotëron një kompani investimesh ndërsa informacionet që vidhte prej vitesh nga komunikimet elektronike dhe “e-mail”-et, i përdorte për të bërë investime duke u bazuar te këto informacione të rezervuara, një avantazh i jashtëzakonshëm në botën e financës, ku Occhionero dhe motra e tij ishin të njohur.

45-vjeçari përdori një program që quhet “Eye Piramid”, në referencë të syrit të Zotit që sheh gjithçka, për të pasur akses tek “e-mail”-et e personave që kishte në objektiv. Hetuesit italianë thanë se Occhionero ndërhyri në mbi 18 mije “e-mail”-e dhe të dhënat që merrte i ruante në servera në SHBA, që tashmë janë sekuestruar nga FBI-ja dhe pritet të dërgohen në Itali.

Ekspertët e informatikës kanë nisur ndërkohë të ngrenë dyshime se Gulio Occhionero, me profesion inxhinier bërthamor, dhe motra e tij Franceska janë thjesht fasada e këtij sulmi kibernetik. Ata thonë se një operacion kaq i komplikuar në shkallë industriale, që zgjat prej vitesh, duket të ketë pas një ekip të tërë piratësh kompjuterikë, pa llogaritur faktin se mbajtja sekrete e virusit për kaq kohë kërkon kapacitete të një niveli tejet të lartë, që nuk është në mundësitë e dy të arrestuarve.

Ekspertët thonë se dy të arrestuarit nuk janë fare të njohur në botën e piratëve informatikë dhe nuk mund të bëhesh kaq i zoti befas, pa e kuptuar askush.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here