Tronditet Afganistani, 21 të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm pranë parlamentit

12
Kliko per me shume info

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar pranë parlamentit në Afganistan, duke humbur jetën 21 persona, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur. ‘Shumica e viktimave janë civilë, por ka edhe punonjës të parlamentit’- tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve AFP.
Ndërkohë një roje i sigurisë në parlamentin e Afganistanit u shpreh se kanë ndodhur më shumë se një shpërthim. “Shpërthimi i parë ndodhi jashtë parlamentit, kur autori shpërtheu veten, ndërsa pak minuta më vone ndodhi shpërthimi i një makine bombë që ishte parkuar pranë parlamentit”- ka thënë për AFP roja i sigurisë.
Deri në këto momente askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here