Tri ditë e vdekur brenda apartamentit në Durrës, gjendet pa jetë 67-vjeçarja

Një 67-vjeçare në qytetin e Durrësit është nxjerrë e pajetë nga apartamenti ku jetonte e vetme pranë Pallatit të Sportit, ndërsa dyshohet që mund të ketë pësuar ndonjë atak kardiak nga i ftohti.

E moshuara mund të ketë ndërruar jetë që para tre ditësh, kohë kur edhe nuk i ishte përgjigjur në telefon djalit të tij, citon news24.

I shqetësuar, ky i fundit kërkoi ndihmën e zjarrfikësve, pasi nuk mund të hynte në apartamentin e nënës, dera e blinduar e të cilit ishte e mbyllur nga brneda

Zjarrfikësit kanë hyrë sot nga dritarja dhe kanë venë re që gruaja ishte e pajetë. Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e vdekjes. Dyshimet e para janë për një atak kardiak nga i ftohti pasi gruas nuk ju gjet asnjë ngrohëse brenda, siç pohuan burimet nga zjarrfikësit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gruaja vrau burrin e veten, flet vëllai i Erzenit, ja mesazhi që mori para krimit

Konflikti mes çiftit të bashkëshortëve ka sjellë një tragjedi në një familje ...