Grabisnin bizhuteri në banesa, emrat e fotot e tre “skifetrave” shqiptarë

Policia italiane arrestoi tre shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e rreth 2 kg ar dhe sende të tjera me vlerë.

Tre të arrestuarit janë Darjel Prushi, Xhoni Leka dhe Armando Dobrozi, të moshës mes 22 dhe 26 vjeç.

Në banesën e tyre u gjetën bizhuteri, byzylykë, ora, varëse.

Sipas mediave të cilat citojnë burime policore shqiptarët kanë kryer vjedhje në Reggio Emilia dhe Modena.

Pas hetimeve një pjesë e sendeve që iu sekuestruan të rinjve iu është kthyer pronarëve. Një pjese e sendeve me vlerë që u gjetën në banesën e tyre ishte vjedhur gjatë kohës së festave të fundvitit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Emrat, këto janë ilaçet që hyjnë kontrabandë në Shqipëri

Në farmacitë shqiptare tregtohen edhe barna të cilat janë të paregjistruara dhe ...