Tre elektricistë bllokohen në borë, banorë të Kukësit u shpëtojnë jetët

Aktualitet

3 elektricistë, të cilëve u është dashur të ndërhyjnë në një zonë me dëborë në fshatin Borje në Kukës kanë mbetur të bllokuar.

Ata janë nisur paraditen e sotme drejt fshatit Borje, për të rregulluar defektin, por kanë mbetur të bllokuar si pasojë e motit të keq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas gati një ore e 30minuta të bllokuar, banorët e fshatit Borje janë nisur drejt tyre për t’i ardhur në ndihmë.

OSHEE njofton se tashmë tre elektricistët janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

ME TE LEXUARAT