Toyota tërheq nga tregu edhe 543 mijë automjete

Teknologji

Prodhuesi japonez Toyota njoftoi se po tërheq edhe 543.000 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të defektit të airbag-ve Takata në vendin e pasagjerit.

Kompania Takata është në qendër të tërheqjes masive për shkak të asaj se airbag-ët mund të shpërthejë në rast të një aksidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Toyota sot bëri të ditur se tërheqja përfshin modele të ndryshme të limuzinave dhe SUV automjeteve të prodhuara në periudhën mes vitit 2006 dhe 2012.

Deri tani në botë së paku 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa 180 janë lënduar. Më shumë se 100 milionë automjete, prej madje 17 prodhuesve të automobilave, janë tërhequr në mbarë botën për shkak të problemeve me airbag-ët Takata.

Prej tyre madje 69 milionë janë tërhequr në SHBA.

ME TE LEXUARAT