Shkarkimi i Manjanit, Topalli: Akuzat e tij duhet të kishin shkaktuar tërmet!

Politikë

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli shkruan në “Facebook”, në lidhje me shkarkimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Topalli shprehet se pushteti aktual është më i degraduari dhe se akuzat e Manjanit duhet të kishin shkaktuar tërmet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i plotë i Topallit:

Edi Rama dhe Ilir Meta janë "të paaftë për t'u turpëruar". Ky "shtet" hukubet, ky pushtet i sotmi është më i degraduari. E megjithatë, akuzat e Manjanit janë vetëm maja e ajsbergut në fakt: Akuza të tilla nga një ministër për qeverinë e tij në çdo vend të botës do kishin shkaktuar tërmet. Këtu, te ne jo.

Ndërkohë, një pazar i ri duket se është arritur mes dy bashkëkryetarëve të kësaj bande me dy koka. Është neveri! Është e pafalshme që kjo bandë të lejohet të mbajë peng e të rrënojë vendin tonë me boll halle .

ME TE LEXUARAT