Tiranë, taksa që do të rrisë cmimin e ndërtimeve 50-130 euro për metër katror

Kliko per me shume info

Apartamentet e zyrat e reja që do të ndërtohen në Tiranë, pritet të jenë 50 deri në 130 euro më shtrenjtë, se ndërtesat aktuale.
Aresyeja është taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila u pesëfisha vitin e kaluar. Nga 4% e çmimit të ndërtimit, taksa kaloi në 8% të çmimit të shitjes së objekteve. Edhe pse zyrtarët thanë se taksa u rrit për sipërmarrësit, sekretari i Shoqatës së Ndërtuesve theksoi se në fakt taksa do të paguhet nga klientët blerës.
Duke u rritur kosto e ndërtim do të ketë rritje të çmim të shitjes. Pas kundërshtive që hasën vitin e kaluar ndërtuesit kanë ulur pretendimet e tyre, duke kërkuar të paktën që taksa të paguhet me këste.
Taksa është vendosur në bazë të çmimit të shitjes, i cili nuk dihet si do realizohet në të ardhmen Taksa e lartë rrezikon të frenojë ndërtimet veçanërisht në zemër të Tiranës, ku çmimi por edhe kërkesa është e lartë. Për një pallat rreth 10 mijë metra katrorë ndërtuesi duket të parapaguajë gati 1 milionë euro taksë.
Me miratimin e planit urbanistik, duket se është bërë më e lehtë marrja e një leje ndërtimi. Ndërtuesit thonë se në treg vijon të ketë kërkesë për apartamente e zyra në zona të kryeqytetit ku ka infrastrukture të ngritur. Ndërsa stoqet e banesave në periferi vijojnë të mbeten të tilla.abcnews

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here