Tiranë, 9-vjecarja humb jetën ditën e parë të vitit të ri, dyshohet helmim nga ushqimi

Aktualitet

Policia njoftoi diten e sotme se një 9 vjeçare humbi jetën ditën e parë të Vitit të Ri dhe paraprakisht dyshohet se është helmuar nga ushqimet.

Burimet nga Policia informojne se vajza e identifikuar me inicialet E. S banonte në Kashar dhe ka humbur jetën në banesë rreth orës 20:00 të 1 janarit 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Paraprakisht dyshohet se është helmuar nga ushqimet. Po pritet të përfundojë ekspertiza e cila do përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës” informon policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, kane thene burimet zyrtare.

ME TE LEXUARAT