Lazio merr një vendim të rëndësishëm për Thomas Strakoshën

Sport

Thomas Strakosha ka bindur me paraqitjet e tij me Lazion, që ka ngulmuar për të rinovuar sa më shpejt kontratën me portierin shqiptar.

Bisedimet kanë nisur prej kohësh dhe tanimë është arritur edhe akordi për të nënshkruar deri në vitin 2022.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë ka ngelur të hidhet vetëm firma, që Strakosha të mbetet i Lazios për pesë vite radhazi, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar detajet e kontratës.

Mendohet se bardhekaltrit i kanë ofruar 500 mijë euro në sezon.

ME TE LEXUARAT