Thaci: Vrasjet e dëshmorëve shkak për krijimin e Gjykatës Speciale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka komentuar akuzat ndaj institucioneve për vendimin politik rreth Gjykatës Speciale.

Në një prononcim për KosovaPress, presidenti Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve pas luftës dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuara.

“Edhe në vitin 2017 na presin sfida, që kërkojnë angazhim të përgjithshëm. Një nga këto sfida padyshim është edhe Gjykata Speciale për të cilën eksponentë të caktuar të politikës po akuzojnë institucionet e Kosovës për vendimet e tyre. Është e qartë se Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve pas luftës dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuara”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se askush për krimet e veta apo të rrethit të tij, sot nuk mund të akuzoj dikë tjetër e aq më tepër institucionet shtetërore.

“Vendimi i institucioneve të Kosovës ka qenë vendim strategjik”, ka shtuar ai. Sipas presidentit Thaçi, përpjekjet për t’i arsyetuar krimet se janë bërë në emër të kauzës kombëtare, nuk janë të justifikueshme dhe e dëmtojnë të ardhmen e vendit.

“Përpjekjet për t’i arsyetuar krimet duke thënë se janë bërë në emër të kauzës kombëtare nuk janë të justifikueshme, por janë në dëm të interesit dhe së ardhmes së shtetit tonë. Vlerat e lirisë sonë dhe luftës së UÇK-së i cenojnë mu ata që i kanë bërë këto krime. Ata që i kanë kryer këto veprime, individë apo grupe, kanë fyer e cenuar vlerat e lirisë dhe vetë luftën e UÇK-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Ne duhet t’i ruajmë vlerat çlirimtare dhe të mos e lejojmë askënd që t’i degjenerojë ato. Prandaj, është në interes të Kosovës që të hiqet çdo dyshim për luftën e pastër të UÇK-së”, ka përfunduar ai. Ndryshe, akuzat për krijimin e Gjykatës Speciale në drejtim të institucioneve këto ditë janë bërë kryesisht prej liderëve politikë opozitarë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Plan për vrasje politike/ Zbulohet lista e zezë me ministra, deputetë e gazetarë në Kosovë e Maqedoni

Ministra, deputetë, politikanë e gazetarë, madje edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ...