Çfarë po ndodh në Itali, 3 metra borë dhe tërmete pafund, vdes një person...

Bota

Qendra e Italisë është zhytur në borë, trashësia e së cilës arrin deri në tre metra në disa zona, por si të mos mjaftonte kjo 4 lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar që prej mëngjesit të sotëm të shoqëruara nga lëkundje të tjera më të vogla, që vijojnë ende edhe në orët e mbrëmjes.

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës dhe lëkundjeve të tërmetit një ndërtesë është shembur në Castel Castagna, në Teramano, duke zenë poshtë një 83-vjeçar, që u nxor i vdekur nga rrënojat, ndërsa lajmi konfirmohet për Tg.com nga emergjencat civile.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq, mësohet janë ndërprerë kërkimet edhe për një tjetër person, shtëpia e të cilit në Campotosto fshat afër L’Aquila u përfshi nga një ortek bore. Mësohet se ai ka dalë bashkë me të vëllanë për t’i shpëtuar termeteve, por i ka zënë orteku. Ndërsa vëllai është shpëtuar, 60-vjeçari është fundosur brenda borës dhe nuk ka shumë shpresa që mund të ketë mbijetuar.

Situata më dramatike paraqitet në Campotosto, afër provincës së Aquilës dhe jo shumë larg nga Amatrice, atje ku emergjencat civile as nuk kanë mundur të shkojnë.

Nuk jane vetëm shtëpi, por edhe zyra e Komunës së Komuna e Campotosto është shembur këtë mëngjes nga bora e shoqëruar me tërmetet. Banorët janë izoluar brenda shtëpive dhe çadrav,e ndërsa thirrjeve të dëshpëruara për ndihmë nuk i vjen askush në ndihmë. Emergjencat këshillojnë: Mos lëvizni pa u njoftuar më parë!BW

ME TE LEXUARAT