Tentuan ta përdhunonin, denoncimi i 15-vjeçares: Tre të rinj donin të më merrnin në makinë, por…

24
Kliko per me shume info

Një 15-vjeçare ka denoncuar në polici tre të rinj, të cilët sipas saj kanë tentuar të fusin me forcë në një makinë tip “Benz”, dhe janë përpjekur ta përdhunojnë. E mitura me inicialet F.A tregon se ngjarja ka ndodhur një javë më parë, më 4 janar, në lagjen “24 maji” të qytetit bregdetar, por denoncimin e ka bërë një ditë më parë.
Në bazë të përshkrimit të vajzës, policia ka arritur të zbulojë se mjeti tip “Benz” me targa KO 6890 B, i përket shtetasit me iniciale H.K., banues në qytetin e Vlorës.

Pas kërkimeve, policia e ka gjetur mjetin të braktisur në breg të detit në rrugën e Plazhit të vjetër.
Sakaq, policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale H.K., i cili rezulton pronar i automjetit, por do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here