Temperaturat -17°c në Pukë, përkeqësohet gjendja në rrugët e fshatrave

15
Kliko per me shume info

Në Pukë rifillojnë reshjet e dëborës, dhe temperaturat shënojnë -17 gradë celsius. Mësohet se të gjitha rrugët nacionale janë të hapura, ndërsa qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Ndërkohë, situata ngelet problematike në rrugët e fshatrave, pasi ato janë të gjitha të izoluara.
Raportohet se reshjet e borës kanë rinisur dhe në qarkun e Dibrës. Po ashtu, moti i keq ka sjell probleme të mëdha dhe për qytetin e Bulqizës, pasi prej tre ditësh mungon uji i pijshëm. Bëhet e ditur se në rrugën Peshkopi-Tiranë, në disa segmente qarkullohet me zinxhirë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here