Të lënduar nga dashuria, ndiqni këto hapa për të rifituar vetveten

Soft

Një histori e gabuar dashurie në jetë nuk do të thotë të dorëzohesh dhe të hedhësh tej cdo të mirë që të vjen pas.

Ja si ta rifitoni vetveten dhe lumturinë pas një dashurie të thyer:

Qani

Kur zemra thyhet duhet treguar durim dhe dashuri,kohë për të marrë veten dhe për t’u marrë me veten në kuptimin e plotë të fjalës. Por kujdes! Lotët mos i derdhni para atij ose asaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndajeni dhimbjen tuaj

Flisni për të, por jo me të gjithë, kuptohet,

personat e duhur janë ata të cilët janë të aftë të dëgjojnë me objektivitet dhe të përgjigjen edhe në raste të pakëndshme. Jini gati të dëgjoni edhe ato që nuk do të donit t’i dëgjonit.

Merrni përgjegjësinë

Një marrëdhënie krijohet nga dy persona, kjo nuk do të thotë që ta fajësoni veten, por përkundrazi, të bëheni një person më i lirë falë ndërgjegjes suaj. Merrni përgjegjësinë që ta shihni situatën me qartësi.

Mësoni nga gabimet

Është e rëndësishme që t’i kujtoni gabimet që keni bërë gjatë marrëdhënies suaj dashurore dhe t’i kuptoni ato, për të mos i bërë më. Madje, ju sugjerohet që të shkruani një listë të të gjitha atyre gjërave, të cilat nuk do t’i dëshironi më nga një raport.

Lëvizni

Aktivitetet fizike vënë në lëvizje trupin dhe mendjen! Kjo gjë përveçse ndikon në prodhimin e endorfinës, ju ndihmon të luftoni momentet e depresionit dhe të gjeni humorin e mirë. Ndërkohë që ky do të jetë një plus më shumë për të bërë takime të reja.

Mësoni

Përdorni gjithë mendjen dhe shpirtin tuaj për të marrë leksione të denja nga jeta që keni jetuar dhe në këtë rast nga një marrëdhënie dashurie e gabuar. Ëndrrat me sy hapur do t’ju ndihmojnë të qartësoheni nga mendimet, ndërsa do t’ju bëjnë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga dashuria!

Pranoni

Nëse jeni ndarë një arsye ekziston. Ndaj, pavarësisht se vendimi është marrë nga ju ose ai/ajo, pranoni realitetin. Përpara keni jetën tuaj. Bëjeni atë më të bukur!

ME TE LEXUARAT