Vendosja e tankeve amerikane në vendet baltike, ja si reagon Rusia

Mbërritjen e më shumë se 3.000 trupave amerikane në Poloni, Rusia e sheh si kërcënim ndaj sigurisë së saj.

Forcat e dislokuara janë pjesë e përpjekjes së presidentit Barack Obama për t’i ofruar garanci shtesë aleatëve të NATO-s, të shqetësuar nga sjellja gjithmonë e më agresive e Moskës.

Kliko per me shume info

Ky është përforcimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Europë prej dekadash të tëra. Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov i tha BBC-së se, kjo lëvizje kërcënon interesat dhe sigurinë e Rusisë.

LEXO EDHE:  Gjenden shëndoshë e mirë dy binjaket e humbura në Itali, qeni i tyre hero i mbrojti gjithë natën

“Është një vend i tretë që po shton praninë ushtarake në kufijtë tanë me Europën dhe nuk është as shtet europian”, u shpreh Peskov.

SHBA-të kanë vendosur 87 tanke luftuese në Estoni dhe 144 blinda. Gjithashtu, më shumë se 3 mijë marinsa po vendosen gradualisht në kufi me Rusinë.

Brigada e blinduar amerikane do të kryejë gjithashtu stërvitje në shtetet balltike, edhe kjo pjesë e reagimit të Obamës ndaj ndërhyrjes ruse në Ukrainë dhe tentativës për të qetësuar partnerët nervozë të Aleancës së Atlantikut Verior.

LEXO EDHE:  Beogradi merr masa ndaj zyrtarëve kroatë, nuk i lejon të hyjnë në Serbi

Plani është që forcat ushtarake të ndërrohen me rotacion çdo nëntë muaj. Dërgimi i tyre vjen vetëm pak ditë përpara ceremonisë së betimit të presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump, i cili ka lënë të kuptohet se dëshiron ngrohjen e marrëdhënieve me Moskën.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here