Gjendet trupi i pajetë i taksistit 53-vjeçar, dyshohet për aksident

Gjendet trupi i pajetë i taksistit 53-vjeçar nga Durrësi. Mësohet se mjeti është gjetur i përmbysur në një kanal mes Kavajës dhe Rrogozhinës, në komunën Gosë. Pas ndërhyrjes së policisë, makina u nxorr nga kanali, ndërsa brenda saj u gjet një trup i pajetë i Faik Fezgajt që ishte në timon. Burime nga policia konfirmuan se bëhet fjalë për taksistin e zhdukur. Nga hetimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një aksident, pasi mjeti ka dalë nga rruga. Por nuk përjashtohet edhe pista e një ngjarje kriminale, pasi policia ka dyshime.

Kolegët e tij taksistë më parë u shprehen se Fezgajt kishte rënë më parë dy herë pre i grabitjeve. Ata pohojnë se kanë frikë për fatin e shokut të tyre, pasi nuk e kanë parë që prej mbrëmjes së djeshme. Nga dëshmitë e familjarëve të 53-vjeçarit, ai kishte dalë dje si gjithmonë për punë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Rreth orës 18:45 kishte folur me vajzën e tij në telefon dhe i kishte thënë se po kthehej në shtëpi, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Ai është zhdukur pa lënë gjurmë. Pas kësaj gruaja, dy vajzat dhe dhëndri i tij kanë shkuar në polici ku kanë bërë denoncimin.

 

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ja kush është politikani dhe biznesmeni shqiptar që pagoi izraelitin “e pajisjes përgjuese”

Tom Doshi është deputeti dhe biznesmeni që ka punësuar shtetasin izraelit që ...