Edita Tahiri: Forcat e armatosura të Kosovës mund të lëvizin në veri

Kosovë&Rajon

“Forcat e armatosura dhe forcat e sigurisë mund të lëvizin në veri pa lejen e askujt”.

Kështu ka deklaruar ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka qenë pjesëmarrëse gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në prill të vitit 2013.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk është e vërtet se është nënshkruar apo është folur ndonjëherë për një marrëveshje të tillë”, ka thënë ajo për lajmi.net, duke i demantuar deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçic.

Daçic tha dje se ka një marrëveshje gojore me palën kosovare që pa lejen e palës serbe këto forca nuk kanë të drejtë të operojnë në veri të Mitrovicës.

“Nëse veç me pyesni se a është marrëveshje gojore apo jo, a është me vulë apo pa të, në pallomë apo karton, pak ka rëndësi.

Kur bisedojnë kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme nënkupton se kanë kapacitet të mjaftueshëm për marrëveshje”,ka thënë Daçiq për mediat serbe.

ME TE LEXUARAT