Tahiri: BE po i bën presion Serbisë ta heqë urdhër arrestin për Haradinajn

23
Kliko per me shume info

Sot në emisionin IMAZH-in në RTK 1, ministrja për dialog Edita Tahiri ka folur për arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze një ditë më parë.

Tahiri ka thënë se arrestimi i Haradinaj është një destruktiv i radhës i Serbisë.

Kliko per me shume info

“Së pari kemi murin në veri të Mitrovicës, më pas një bomëb në veri dhe tash arrestimi i Haradinajt”, ka thënë Tahiri duke shtuar se ka bërë kërkesë në drejtim të BE-së që të lirohet Haradinaj.

“BE-ja që në mëngjës kanë biseduar me Beogradin të hiqet flet arresti për Haradinajn, dhe vazhdimisht po i bëjnë presion serbisë që t’I heq fletarrestet. Me sjelljet e fundit Serbia ka dëmtuar rëndë dialogun dhe se çështja e serbisë duhet të jetë preokupim i partënerve ndërkomëbtarë se me këto sjellje ajo po dëshmon që është me Rusinë e jo me BE-në”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka bërë të ditur se qysh në fillim të dialogut kanë paraqitur çështjen e fletarresteve por Serbia nuk është pajtuar.

“Për ta pasur një çështje në dialog duhet të pajtohen të dyja palë në këtë rast Serbia nuk është pajtuar. Unë me rastin e arrestimit të Nehat Thaçit kam kërkuar repciprocitet . Serbia ka dhënë shumë prova të sabotazhit të bisedimeve dhe kjo duhet shikuar më mirë”, ka thënë Tahiri.

Se a do të lejohet hyrja në Kosovë e paralajmëruar për nesër e presidentit të Serbinë Tomislav Nikoliq, Tahiri ka thënë se marrveshja për vizitat reciproke është arritur në Bruksel, përgjejgjëse për këtë është MPJ. “Unë ende nuk e di se çfar ka ndërmarr MPJ sepse është çëshjte e saj, mirëpo vizitat legale bëhën në kordinim me institucionet tona”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq rreth asaj që AAK ka kërkuar të ndërpriten bisedimet, Tahiri thotë se më me rëndësi është t’i drejtohet gishti për shkelje të marrveshjeve se sa të ndërpriten bisedimet, me gjithatë sipas saj, është çëshje e qeverisë për dërprerjen e bisedimeve, ngase janë çështje më të mëdha.

Ajo ka thën po ashtu se dialogu është i kushtëzuar për të dyja palet Serbinë dhe Kosovën dhe nëse nuk zbatohen marrveshgjet e Brukselit ato bllokohen në rrugën Evropiane.

“Në këtë raste vetëm Serbia ka bërë destruksione. Ky dialog po i jep mundësi kushtëzimeve, sepse BE është ndërmjetës dhe po kemi kujt t’i ankohemi. Më këto destruksione Serbia po mundohet ta sjellë dominimin rus në Ballkan”, ka thënë Tahiri. RTK

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Edita Tahiri , kjo shtaze e korruptuar pa moral e pa dinjitet! Nje palaco politike e vegel e Thacit. Haradinajt i kane bere kurth, bashke me kurvat franceze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here