Surprizë në Hollywood këtë fillimviti (FOTO)

Viti i Ri në Hollywood nisi me një rreng mjaft të bukur: një i ri arriti të ndryshojë shenjën ikonë të lagjes më të famshme të Los Anxhelos në mënyrë që të lexojë “Hollyweed”. (Weed – hashash).

Personi që ka kryer vandalizmin është kapur në regjistrimet e kamerave të sigurisë në intervalin kohor mes mesnatës dhe orës 2 të mëngjesit sipas orës lokale, por policia nuk mund të dallojë dot racën ose gjininë e tij prej errësirës dhe kohës së keqe.

Shenja e “Hollyweed” mbeti e pandryshuar gjer në orën 11 të paradites, kur autoritetet morën masa për ta rikthyer në gjendjen normale. Përveç të qeshurave, vandalizmi ka shkaktuar dhe mjaft shqetësim mes forcave policore, pasi nuk është hera e parë që shenja e “Hollywood” bie pre e të tilla rrengjeve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Studiuesit: Urrejtja ndaj të tjerëve tregon sa inteligjent jeni

Sipas hulumtimeve të reja, edhe njerëzit me koeficient të lartë inteligjence dhe ...