Surpriza e Shkëlzen Dolit për publikun, qeleshe dhe raki (FOTO)

Soft

Për të parë koncertin vjenez të datës 2 janar, ku violonisti me famë ndërkombëtare dhe me origjinë shqiptare Shkëlzen Doli interpretoi për publikun shqiptar bashkë më anëtarë të Ansamblit Filharmonik të Vjenës, shqiptarët i blenë biletat në kohë rekord.

Koncerti zgjati 90 minuta, me ndërprerjen prej tri prezantimesh të videove që janë xhiruar në Shqipëri, Kalabri dhe Kosovë, ndërsa vetë Doli zgjodhi t’i jepte një prekje shqiptare sallës, kur iu ka dhënë instrumentistëve në skenë nga një qeleshe si dhe nga një gotë raki, në kohën që luanin valsin Danubi Blu të Strauss-it.

Koncerti u mbyll me marshin e Radeckit dhe nën duartrokitjet e zjarrta të publikut shqiptar, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.

Ansambli i Filharmonisë së Vjenës që erdhi në Tiranë përbëhet nga instrumentistë, nga më shumë se 100 që ka Filharmonia e Vjenës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

/ BalkanWeb

ME TE LEXUARAT