Grabitjet e habitshme në Itali, arrestohen 3 supervjedhësit shqiptarë

Aktualitet

Tre shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, te akuuar për grabitje në provincat e Udines dhe Poprdenone.

Policia ka thene se deri më tani janë regjistruar të paktën 12 grabitje nëpër shtëpi. Në pranga përfunduan David Toplana, 24 vjeç, banues në Forlimpopoli, Altin Marvataj, 30 vjeçar si dhe Sokol Molla, 30 vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptarët gjenin banesa të izoluara dhe në momentin që vinin re largimin e pronarëve, nisnin aksionin. Grabitja e fundit është kryer më 13 janar, ku policia identifikoi tre burrat.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën rreth 3 000 euro mallra të vjedhura. Sendet e grabitur janë kryesisht bizhuteritë e shtrenjta.

Në një nga rastet, një italian kishte lënë banesën pa roje pasi vazhdonte ceremonia mortore e vdekjes së babait të tij dhe kishte shkuar në varreza. Shqiptarët nuk e kursyen as këtë rast. Shqiptarët vodhën sende me vlerë 50 mijë euro atje.

Në një rast tjetër, ata vodhën një kuti me hirin e një të vdekuri, duke menduar se aty kishte sende të vlefshme ari. Kutia u gjet e hedhur në tokë.

Gjatë grabitjeve, ata kanë përdorur një makinë “Audi A5 Coupe”, e sekuestruar. Policia gjeti shumë sende të vjedhura, pasi pjesa më e madhe e tyre sipas mediave italiane janë shitur. Ata janë dërguar në burgun e Udines ku edhe pritet të dënohen.

ME TE LEXUARAT