Shkon në 14 numri i të arrestuarve nga sulmi terrorist në Stamboll

Kliko per me shume info

Shkon në 14 numri numri i personave të arrestuar në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në Ortaköy të Stambollit në orët e para të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist në të cilin humbën jetën 39 persona dhe u plagosën 65 të tjerë, Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti për 6 persona të tjerë të cilat janë ekzekutuar nga ekipet policore.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, nga ana tjetër Prokuroria ka njoftuar se hetimet në lidhje me 8 personat e arrestuar më parë janë ende në vazhdim. Po ashtu, Policia e Stambollit ka njoftuar se një numër i madh telefonatash kanë mbërritur pas publikimit të fotove të agresorit të sulmit terrorist në klubin e natës.

Ekipet policore janë duke vlerësuar maksimalisht këto informacione duke intensifikuar operacionin për kapjen e autorit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here