Sulmi terrorist i Stambollit: Raporti i mediave dhe detaje të tjera

Personi i armatosur i cili vrau 39 persona në një klub nate në Stamboll gjatë festimeve të Vitit të Ri ka qëlluar diku tek 180 plumba, raportojnë mediat turke.
Vrasësi i paidentifikuar mbërriti me taksi përpara se të hynte me të shpejtë në vendngjarje, së bashku me një armë të cilën e mori në bagazhin e makinës. Motivi i ndodhisë është ende i paqartë, por dyshimet kanë rënë mbi ISIS.
Sulmuesi nisi të shtinte menjëherë, duke shënjestruar të parët një roje sigurie dhe një agjent udhëtimi në fillim të hyrjes.
Sulmi zgjati shtatë minuta dhe personi i armatosur është reportuar të ketë hequr pallton e tij përpara se të largohej.
Ministri i Brendshëm Suleyman Soylo konfirmon masat që po merren për kapjen e kriminelit. “Shpresojmë që personi në fjalë të kapet sa më shpejt”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë që kërkimi vazhdon, funeralet e para për viktimat u mbajtën ditën e dielë. Media lokale bën të ditur se në mes personave të vdekur, 25 prej tyre ishin të huaj, duke përmendur qytetarë nga Izraeli, Rusia, Franca, Tunizia, Lebani, India, Belgjika, Jordania dhe Arabia Saudite.

/ BBC

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pushtohet Fieri, ja çfarë po ndodh

Banorët e Fierit janë vendosur pranë bashkisë së qytetit, duke protestuar. Mësohet ...