Terrori pergjak Vitin e Ri ne Stamboll, 35 te vdekur nga sulmi ne klubin e nates

Aktualitet

lSë paku 35 persona kanë humbur jetën, derisa një numër i madh janë lënduar pas një sulmi në Stamboll, njofton gazeta turke “Hurriyet” në versionin online.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat turke guvernatori i qytetit. Mediat bëjnë të ditur se sulmin e kanë kryer dy persona të veshur me kostumet e Babadimrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 00:50 sipas kohës sonë në një klub nate. Në vendin e ngjarjes shihet një numër i madh i autoambulancave dhe veturave të policisë turke.

Në mesin e të vdekurve është edhe një polic, derisa bëhet e ditur se ky ishte një sulm terrorist. Një numër i madh i policëve vazhdon të tentoj t’i kap sulmuesit në klubin Reina në Ortakoy. Në klub kanë qenë deri në 600 njerëz kur sulmuesit janë futur brenda.

ME TE LEXUARAT