Sulmi në Izmir, terroristët kishin në plan një "masakër mizore"

Bota

Turqia është tronditur sot nga një makinë bombë që shpërtheu para ndërtesës së një gjykate. Ngjarja ndodhi në Izmir dhe nga shpërthimi mbetën të vdekur dy persona, e ndërkohë njoftohet se disa persona kanë mbetur të plagosur.

Pas shpërthimit, 3 terroristët janë përleshur me armë edhe me policinë. Nga kjo përplasje mbetën të vdekur 2 terroristë, ndërsa i treti ka mundur të largohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Izmirit, Erol Ayyildiz, i cili thotë se pas sulmit me bombë qëndron Partia Kurde e Punëtorëve. Ai deklaroi se ky përfundim vjen nga të dhënat e para mbi sulmi që solli katër viktima.

“Policia zbuloi një tjetër makinë bombë dhe e shpërtheu atë në mënyrë të kontrolluar”, tha Ayyildiz.

Nisur nga ky fakt por edhe zbulimi i armëve të gjetura në vendngjarje, zv.kryeministri i Turqisë, Veysi Kynak tha se sulmi ishte planifikuar të ishte më i madh.

“Nisur nga përgatitjet, armët, bombat dhe municionin e sekuestruar, kuptohet se ishte planifikuar një sulm më mizor”, tha Kaynak.

ME TE LEXUARAT