Sulmi në Florida, reagon autori i dyshuar: “Unë jam i kontrolluar nga CIA”

Bota

Policia në Florida pas sulmit të një nate më parë, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe 8 të plagosur, ka marrë në pyetje një person.

I dyshuari është identifikuar nga policia si 26-vjeçari Esteban Santiago, një ish ushtar dhe veteran i luftës në Irak.

Zyrtarët thonë se nuk kanë përjashtuar terrorizmin si një motiv të mundshëm, të këtij sulmi me armë zjarri. Por, gjithashtu mediat amerikane thonë se personi mund të ketë pasur probleme mendore.

Mediat thonë se ai përpara se të kryente sulmin ka bërtitur: “Unë jam i kontrolluar nga CIA”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulmuesi hapi zjarr në zonën e kerkesës së bagazheve të terminalit 2, ku pasagjerët ishin mbledhur për të bagazhet. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se personi qëllonte me armë duke ecur, ndërkohë që personat tentonin të fshiheshin.

ME TE LEXUARAT