Sulmet kibernetike ruse, reagon Trump: Unë di gjëra që të tjerët nuk i dinë, ja kur do t’i zbuloni ju

7
Kliko per me shume info

Donald Trump, presidenti i zgjedhur amerikan thotë se ka informacione të pazbuluara rreth sulmeve të dyshuara kibernetike ruse gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA të cilat planifikon t’i tregojë gjatë javës së ardhshme.
Në një konferencë të shkurtër para gazetarëve ndersa shkonte në pritjen e Vitit të Ri në Florida, Trump është përgjigjur rreth këtyre sulmeve për të cilën ka thënë, “unë di gjëra që të tjerët nuk i dinë” dhe “ju do t’i zbuloni ato të martën apo të mërkurën (më 3 apo 4 janar)”.

Gjithashtu ai ka thënë se beson që ndërhyrja në e-mailet e zyrtarëve të Partisë Demokratike mund të jetë kryer nga “dikush tjetër” e jo Rusia. Ai ka thënë se ai di shumë rreth hakerimit të kompjuterëve dhe se kjo “është një gjë që shumë vështirë të verifikohet”.

Kliko per me shume info

Javën e kaluar, qeveria amerikane ka dëbuar 35 diplomatë rusë dhe ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të sigurisë dhe agjencive të inteligjencës ruse si masë ndëshkuese ndaj sulmeve kibernetike. Agjencitë e inteligjencës amëerikane thonë se ata besojnë që Moska ka urdhëruar sulmet me qëllim që Trump të fitojë zgjedhjet.

I pyetur nëse ai do të takohet me presidenten e Tajvanit nëse ajo udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, Trump nuk e hodhi poshtë këtë duke thënë: “Të shohim”. SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin, të cilën Kina e konsideron krahinë të saj.

Trump ka thënë se nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara do të kenë marrëdhënie të mrekullueshme me shumë shtete, përfshirë Rusinë dhe Kinën. Ai gjithashtu ka thënë se Izraeli është “shumë, shumë i rëndësishëm për mua”.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here