Dyshohej se do kryente sulm terrorist, pranga shqiptarit në Vienë

Aktualitet

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia austriake, pasi dyshohej se planifikonte sulme terroriste në Vienë.

Lajmin e bëri me dije zëdhënësi i policisë Thomas Keiblinger. Në një deklaratë për Austria Press Agency, ai tha se i dyshuari është nën vëzhgim pasi autoritetet morën një njoftim nga Shërbimet e Huaja Inteligjente, dhe e arrestuan sot pasdite në një apartament në Vienë.

Gazeta austriake Kronen Zeitung raporton se i dyshuari është me kombësi shqiptare dhe se kishte hyrë në Austri po ditën e sotme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga njoftimi i ardhur nga shërbimet inteligjente thuhet se ai është pjesë e një grupi ekstremistësh islamikë shqiptarë, që po planifikonin sulme në Vienë mes 15-30 janarit.

ME TE LEXUARAT