Dyshohej se po planifikonte sulm terrorist në Gjermani, arrestohet refugjati sirian

38
Kliko per me shume info

Një refugjat sirian ka rënë në prangat e autoriteteve gjermane, pasi dyshohej se po mblidhte fonde nga grupi militant, Shteti Islamik, për të sulmuar  aty ku do të kishte turma njerëzish.

Arrestimi i sirianit vjen dy javë pas sulmit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku një tunizian vrau 12 persona.

Kliko per me shume info

Në rastin e fundit, prokurori i qytetit perëndimor Saarbruecken ka thënë se një 38-vjeçar i papunë nga Siria, është paraburgosur më 31 dhjetor me dyshimin se bënte përpjekje të mblidhte deri në 180 mijë euro për të kryer sulmin.

Prokurori, Christoph Rebman, ka thënë se personi në fjalë, emrin e të cilit nuk e ka treguar, ka emigruar nga Raka e Sirisë në Gjermani, para dy vjetësh, dhe më herët i është dhënë statusi i refugjatit. Ai dyshohet se kërkonte para nga Shteti Islamik në Siri për të blerë kamionë të cilët më pas do i mbushte me 400 deri në 500 kg eksploziv, secilin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here