Sulm në zyrat e PASOK në Athinë, plagoset një polic

6
Kliko per me shume info

Një lajm i fundit vjen nga Greqia, ku raportohet se një person ende i paidentifikuar ka sulmuar ditën e sotme zyrat e partisë greke PASOK, duke plagosur një oficer policie që ndodhej jashtë godinës. Mendohet se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, teksa arsyet dhe motivet e këtij sulmim vijojnë të mbeten misterioze.
Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të grumbulluar çdo provë, teksa në prononcimet e tyre për mediat, janë shprehur se nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, madje as atë të një sulmi terrorist.
Dyshimet e para janë se gjithçka është organizuar nga grupet me anarkistë, ndonëse për të patur një pasqyrim më të qartë të ngjarjes do të duhet të pritet deri në përfundim të hetimeve.
Oficeri i Policisë që mbeti i plagosur u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin vendas, pasi gjithçka u ekzekutua në selinë e PASOK, e cila ndodhet shumë pranë qendrës së kryeqytetit grek.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here