“Stresi” fshin videon me armë: Jam i lirë

70
Kliko per me shume info

Ditën e djeshme Stresi publikoi një video në profilin e tij të Instagramit, ku shfaqej duke qëlluar në ajër, si shenjë revolte për arrestimin e Ramush Haradinaj. Bashkangjitur videos Stresi duke përdorur ‘hashtag’ përdorte terma fyese për Serbinë dhe Francën.
Por pas publikimit të këtij lajmi në mediat online, policia njoftoi se këngëtari ishte shpallur në kërkim se bashku me shokun e tij, me iniciale E. L., 21 vjeç.

Vetëm pak minuta më parë këngëtari ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruan se nuk është aspak i vërtetë lajmi që ai është shpallur në kërkim duke shtuar se është më i lirë se kurrë.

Kliko per me shume info

Po ashtu, shihet se reperi i njohur e ka fshirë videon që kishte publikuar ditën e djeshme, ku shfaqej duke qëlluar në ajër me armë gjuetie, tip “Shotgun”.

Statusi i plotë i këngëtarit
“Mirmengjesi ! Nuk ka me keq se kur cohesh ne mengjes e te shofesh shpifje nga Neës24 media qe gjithmone ka bërë spekulime te kota pasi qe ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe un nuk jam as në kërkim as nuk fshihem,ma free se kurr .Kërkojm nga ju dhe gjitha televizionet tjera të heqni këto deklarime te pabaza dhe do merrem personalisht me ju saqë do mbani përgjegjësi dhe do perballeni me denoncim per shpifje #News24 #OraNews #ReportTv”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here