Filmoi veten duke qëlluar me shotgun, policia shpall në kërkim këngëtarin “Stresi”

11
Kliko per me shume info

Filmoi veten duke qëlluar me shotgun në ajër, shpallet ne kerkim Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit edhe si Stresi.

Policia ka bere me dije se më datë 05.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:

Kliko per me shume info

– Arkimed Lushaj, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

– E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë

Sipas policise, këta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Është bërë skuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

• Një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun”

• Një automjeti tip “Audi”

Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive” dhe “Prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 280, 274 e 25 të Kodit Penal.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here