Video me armë/ Reperi Stresi ka një letër për ministrin Tahiri, ja c’shkruan

58
Kliko per me shume info

Pak ditë më parë reperi Stresi publikoi një video në Instagram ku shfaqej duke qëlluar me armë në ajër, në shenjë revolte për arrestimin e Ramush Haradinaj në Francë.

Poashtu Stresi kishte përdorur “hashtag” fjalë fyese për Serbinë dhe Francën, mirëpo kjo video nuk e kishte të gjatë, pasi u fshi disa orë më pas.

Kliko per me shume info

Kjo video i shkaktoi probleme reperit, dhe sipas Policisë ai u shpall në kërkim së bashku me shokun e tij, me iniciale E. L., 21 vjeç.

Stresi ka reaguar disa herë për këtë rast, duke nënvizuar se lajmi nuk është i vërtetë dhe se ndihet më i lirë se kurrë shkruan LajmiFundit.al.

Edhe pak minuta më parë, ai ka shkruar një letër në Instagram, ku këtë herë e ka për ministrin Tahiri.

LETRA:

Sot ai ka nje tjeter reagim per ministrin Saimir Tahiri: Ja cfare thote ai ne statusin ne Instagram:
Leter Ministrit Tone Intelektual : Deklaruat se asnje nga kengetaret sduhet te publikojne klipe me arme apo cfare do …. jo zoti minister e ke be kete ligj sipas qefit tend dhe sipas egos tende , qe te miratohet ky ligj dhe ti e di fort mire qe duhet te jet vendim qeverie dhe duhet ta propozosh ne parlament dhe parlamenti e vendos por ky ndryshim vendoset vetem nga deputetet …. kshtuqe te gjithe mediat gazetaret te shohin shkeljet qe ben ministri jon … Si minister zoti Tahiri mund te besh udhezimet por jo se te teket ty dhe na hap probleme neve . Un do mbrohem ne gjykate dhe drejtesia do me mbroje sepse jam super i paster … Nuk Mund te me denoje nje individ . Me Rrespekt Arkimed Lushaj Stresi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here