”Masakrohet” nga mediat se poston statuse serbisht, reagon djali i këngëtares shqiptare(Foto)

Disa statuse serbisht nga Hammi Hamza, ka tërhequr vëmëndjen e mediave. Nga ky fakt, Hamza ka reaguar menjëherë, duke u shpjeguar mediave arsyen e atyre statuseve.
Djali i Remzie Osmanit tha se shumica e atyre statuseve janë bërë më shumë për humor dhe se nuk kanë të bëjnë asgjë me atë se sa shqiptar patriot është ai.
Ai ka shprehur se është shqiptar, madje ai ka foton e tij me flamurin kombëtarë shumë më moti në profilin e tij.
Hammi thotë se bëjnë humor edhe në gjuhë të tjera jo veç në gjuhën serbe.
Mediat sot kanë shkruar gjatë tërë ditës për Hammin dhe të dashurën e tij, por edhe për këto statuse që janë cilësuar pak a shumë të çuditshme, por që qëllim e kanë pas humorin ose mënyrën se si bën Hammi humor me shoqërinë e tij.
Kjo ndoshta edhe për shkak se ai ende nuk është mësuar të jetë pjesë e medias, por tutje ai pritet që të jetë më i kujdesshëm se çka shkruan në profilin e tij në Instagram.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Jetoi 256 vjet, njeriu më i moshuar ju tregon sekretin

Nuk është as legjendë dhe as përrallë. Mund të duket si e ...