Sulmi i Stambollit: Tragjedia e kësaj adoleshenteje

Soft

Leanne Nasser iu lut prindërve që ta linin të shkonte në Stamboll. Nuk kishte qenë në asnjë vend jashtë Izraelit më përpara, ndërkohë që tre shoqet e saj do të shkonin në qytetin e Bosforit për të festuar dhe ajo donte të ishte me to.

I ati i saj refuzoi, duke qenë i shqetësuar për situatën e rrezikshme në Stamboll.

“Babai i saj ishte shumë kundër këtij udhëtimi. Ai po argumentonte si Stambolli ishte shumë i rrezikshëm dhe se si ajo nuk duhet të shkonte aty. Ajo vazhdoi të insistonte, e bindur që asgjë e keqe nuk do t’i ndodhte”, tha halla e viktimës, Masaweh për CNN.

Nasser, 18 vjeç nga Tira, një qytet arab në Izraelin qendror, kishte plane të mëdha për të ardhmen pasi të mbaronte gjimnazin në qershor. Ajo punonte në një klinikë dentare dhe po kursente para për të blerë një makinë. Dëshira e saj ishte të bëhej dentiste një ditë. Por më parë vinin në rradhë mbrëmja e Vitit të Ri dhe festimi i fillimit të 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mëngjesin tjetër, pasi terroristi sulmoi brenda lokalit dhe 39 persona kishin vdekur e shumë të tjerë ishin plagosur, Nasser mungonte. I ati i saj mbërriti në Turqi me fluturimin e rradhës, duke mbajtur shpresë që ajo mund të kishte mbijetuar.

“Nuk mund t’ia fal vetes këtë”, tha halla e saj. Babait i kishin dhënë disa rroba për t’i identifikuar dhe ishin pa dyshim të sajat. Tanimë ishte e qartë, Leanne kishte vdekur gjatë sulmit.

Ishte udhëtimi i saj i parë jashtë kufijve, që trishtueshëm ndodhi të jetë dhe i fundit.

ME TE LEXUARAT