Spanjë, arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it

28
Kliko per me shume info

Autoritetet spanjolle kanë thënë se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar se janë pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Ministria e brendshme spanjolle ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar në qytetin enklavë spanjoll të Afrikës Veriore, Ceuta.

Kliko per me shume info

Ata, sipas njoftimit, i janë nënshtruar një procesi të gjatë të radikalizimit dhe se po i afroheshin pikës ku do të ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste.

Njoftimi i ministrisë nuk ka identifikuar personat e arrestuar. Ministria, megjithatë ka njoftuar se policia spanjolle ka arrestuar 180 xhihadistë të dyshuar gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e madhe e të cilëve në Ceuta.

Ky qytet është në kufi me Marokun dhe ka dalje në Detin Mesdhe.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here