Reagimi/ “Së shpejti do të qeveris Shqipërinë, nuk do të dhunoj asnjë simbol grek”

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shprehet i sigurt se pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit do jetë pjesë e qeverisjes së Shqipërisë.

Spahiu thotë se gjatë qeverisjes nuk do dhunojë asnjë simbol grek pasi “as Shqipëria nuk ka rrezikuar dhe nuk rrezikon asgjë nga kryqi bardheblu helen”, ndërsa i bën thirrje Ministrisë së Brendshme greke të heqë dorë nga dhunimi i simbolit të shqiponjës.

Reagimi i Kreshnik Spahiut:

ZYRTARE: Pas 5 muajsh do ndryshojmë qeverinë dhe mardhëniet me Greqinë!

Aleanca KuqeZi ka ndjekur me shqitesim te thellë dënimin me 60 ditë burg të shtatë ushtarve me origjinë shqiptare që po kryejnë shërbimin ushtarak në Greqi me akuzën se janë rekrutuar nga Aleanca KuqeZi dhe shërbimet sekrete shqiptare.

Unë Kreshnik Spahiu deklaroj me pergjegjësi dhe zyrtarisht se ata 7 ushtarë nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetin politik dhe nacionalizmin kuqezi dhe për këtë arsye i apeloj qeverisë greke lirimin e tyre si të pafajshëm. Shqipojna është simbol i Kreshnik Spahiut por edhe i Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit. Ata 7 djem kanë fototografuar veten me simbolin e prindërve dhe jo vetëm të Kreshnik Spahiut.

Pas 5 muajsh Shqipëria do ndyshojë qeverisje dhe ndryshe nga Kryeministri Rama një qeverisje e jona kuqezi me demokratët nuk do ketë prioritet Beogradin dhe Sërbinë por Athinën dhe Greqinë. Qindra ushtarë shqiptarë pozojnë foto me varse me kryqin e kishës ortodokse greke por ne i vlerësojmë dhe respektojmë të drejtën e tyre për besim dhe simbolet përkatëse. Greqia është anëtarë i NATO-s ashtu si edhe Shqipëria.

Greqia është anëtar i BE por dhe vendi që ka hapur dyert për 1 milion emigrantë shqiptar. Mardhuenet e acaruara mes Edi Ramës dhe Ciprasit nuk duhet të ndikojnë në tensionin artificioal që prish miqësinë mes dy popujve. E ftojmë qeverinë Rama të mos hesht duke lënë jetim 7 herojntë shqiptar që mbrojtën simbolin kuqezi por njëherazi i bëjmë thirrje Ministrisë Brendshme Greke që të heq dorë nga racizmi sepse asgjë e keqe nuk i vjen shtetit grek nga shqiponja shekullore shqiptare. Së shpejti ne do qeverisim Shqipërinë dhe s’do dhunojmë asnjë simbol historik tue popullit grek sepse as Shqipëria nuk ka rrezikuar dhe nuk rrezikon asgjë nga kryqi bardheblu helen.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Reagimi/ “Basha i tejkaloi pritshmëritë, tani lider jo vetëm i PD-së”

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka thotë se Basha është jo vetëm ...